Sot shpalosen hapat që do të ndërmirren nga Sindikata e Telekomit pas tërheqjes së mjeteve nga Devollët

Aktuale

Sot shpalosen hapat që do të ndërmirren nga Sindikata e Telekomit pas tërheqjes së mjeteve nga Devollët

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Kompania Dardafon së fundi ka tërheqë mjetet nga llogaria e Telekomit, ndërsa punëtorët e kësaj kompanie sot do t’i shpalosin hapat që do të ndërmirren.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të datës 30 tetor, ku thuhet se sot Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së do të mbajë konferencë për media në objektin qendror të Telekomit në Prishtinë.

“FSP-PTK të hënën në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendror të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet aty.

Sipas tyre me tërheqjen e këtyre mjeteve janë rrezikuar në thelb shërbimet telekomunikuese në tërë Republikën e Kosovës dhe mirëqenia sociale e mbi 3300 familjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat