Thaçi: Dialogu ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë

Aktuale

Thaçi: Dialogu ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 11:29
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe sot në nderim të dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Thaçi tha se se si gjithmonë 2 nëntori  i vitit 1989, na bashkon të gjithëve në nderim dhe respekt, por edhe në krenari të luftës që zhvilluan Afrimi dhe Fahriu, që ishin idhtarë të rezistencës së armatosur për liri, shtet dhe bashkim kombëtarë.

“Sot jam këtu si ish-bashkëluftëtarë, por edhe si president I vendit, të bëjmë nderim për jetën, veprën dhe sakrificën e luftës së tyre, që ishte bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së vendit”, tha Thaçi.

Tutje presidenti tha se e ka thënë edhe më herët, por e rithekson edhe sot se dialogu Kosovë-Serbi, ka vetëm një kuptim.

“E kam theksuar se dialogu ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë dhe i panevojshëm, si i tillë që po zhvillohet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat