Zemaj: Është në opsion kufizimi i lëvizjes për fundjavë

Aktuale

Zemaj: Është në opsion kufizimi i lëvizjes për fundjavë

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 22:23
Armend Zemaj

Zemaj thotë se shtrëngimet e reja kufizuese do të varen nga ecuria e infektimeve.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve testuese për coronavirus.

“Prizreni do të fillojë më shpejt me testime pasi është më e përgatitur. Edhe Peja po ashtu. Gjilani është në përfundim të përgatitjeve. Në IKSHP janë shtuar tri aparatura dhe dhjetë laborantë në Mikrobiologji e dhjetë të tjerë në Klinikën Infektive”, tha Zemaj në “Debat Plus”.

Zemaj thotë se Kosova për momentin qëndron mirë me testet e gatshme PCR.

“Momentalisht kemi rreth 160 mijë teste dhe pretendimi është që të sigurojmë edhe 100 mijë të tjera. Pjesa tjetër mbetet angazhimi i resurseve humane. Kemi angazhuar rreth 200 personal shëndetësorë që kujdesen për pacientët me COVID-19 por duhen edhe tjera resurse humane”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se vaksinimi për gripin sezonal pritet të fillojë në muajin dhjetor ashtu siç ndodh zakonisht.

“Kemi pasur qëllim të sigurojmë 500 mijë vaksina por kemi hasur në vështirësi.

Zemaj nuk ka përjashtuar shtrëngim të masave kufizuese nëse sipas tij vazhdon të rritet numri i infeksioneve.

“Na kanë dhënë shenja që duhet të ndërmarrin masa kufizuese, eventualisht mund të marrim edhe masa të tjera shtrënguese nëse e shohim se infeksioni vazhdon të rritet”.

Ministri i Shëndetësisë thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.

“E kemi trajtuar edhe opsionin e mbylljes për fundjavën. Nuk e kemi thënë publikisht. Mbyllja vetëm për fundjavë është më e lehtë pasi nuk ka shkolla dhe institucione. Por do të shohim si po shkon virusi deri të enjten, raporti mes të shëruarve dhe të sëmurëve”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat