Komenti i Getoar Mjekut kundër Amfilohije, që shtyu radion nga Shqipëria ta fshijë njoftimin për pjesëmarrjen e mitropolitit të Elbasanit

Aktuale

Komenti i Getoar Mjekut kundër Amfilohije, që shtyu radion nga Shqipëria ta fshijë njoftimin për pjesëmarrjen e mitropolitit të Elbasanit

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:01
Getoar Mjeku

Ish kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Getoar Mjeku, në një postim në Facebook ka publikuar reagimin e tij kundër Amfilohije.

Sipas Mjekut, reagimi i tij i cili u pëlqye nga shumë bashkëkombës, shtyu radion “Ngjallja” të Kishës Ortodokse të Shqipërisë të fshijë njoftimin për pjesëmarrjen e mitropolitit të Elbasanit në varrimin e mitropolitit serb Amfilohije të Malit të Zi.

Postimi i plotë:

Pas reagimit tim, radio «Ngjallja» e Kishës Ortodokse të Shqipërisë fshiu njoftimin për pjesëmarrjen e mitropolitit të Elbasanit në varrimin e mitropolitit serb Amfilohije të Malit të Zi. Komenti im, që mori pëlqime nga bashkëkombësit prej të gjitha trojeve dhe besimeve, ishte ky:

«Të dashur vëllezër e motra, Amfilohije ishte predikues i urrejtjes dhe dhunës. Një çetnik i përbetuar, ai bekoi kriminelët serbë që kryen krimet më të llahtarshme ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve gjatë viteve 1990. Ai bënte thirrje që Mali i Zi të merrte sërish Shkodrën, ndërsa shqiptarët i quante "terroristë[] që udhëheqin Kosovën e pushtuar". Edhe në varrimin e tij këtë fundjavë, na quajtën me termin racist "šiptari".

Urrejtja dhe dhuna serbe u drejtohet të gjithë shqiptarëve pa dallim feje. Pjesëmarrja në varrimin e Amfilohijes nuk na nderon. Ne shqiptarët, mbrujtur me atdhedashuri nga peshkop Fan Noli, duhet të jemi të bashkuar dhe të panënshtruar.»

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat