Lushtaku reagon pas zgjedhjes së Trvidishiq drejtor në RTK, thotë se cenon sigurinë shtetërore

Aktuale

Lushtaku reagon pas zgjedhjes së Trvidishiq drejtor në RTK, thotë se cenon sigurinë shtetërore

Nga: A.Z Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka treguar se Bordi i RTK-së , sot kompletoi menaxhmentin e transmetuesit publik, që e ka quajtur lajmë të mirë, mirëpo ajo që e shqetësonë është zgjedhja e Zhelko Trvdishiq, si drejtor i kanalit në gjuhën serbe, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se ai është redaktor i portalit serb në Kosovë dhe së bashku me Kryeredaktorin Milos Garic, përmes portalit të tyre janë shtylla kryesore e propagandës serbe të Beogradit në drejtim të Kosovës. Sipas tij, me këtë emërim është cenuar siguria shtetërore dhe kjo çështje nuk bën të kalohet në heshtje.

Postimi i plote:

Bordi i RTK-së, sot kompletoi menaxhmentin e transmetuesit publik dhe ky është lajm i mirë sepse lehtëson mbarëvajtjen e punës në këtë institucion.

Ajo që përbën shqetësim është zgjedhja e Zhelko Trvdishiq, si drejtor i kanalit në gjuhën serbe. Ai është redaktor i portalit serb në Kosovë www.Kosovo-Online.com. Së bashku me Kryeredaktorin Milos Garic, përmes portalit të tyre janë shtylla kryesore e propagandës serbe të Beogradit në drejtim të Kosovës. Po ashtu, portali i tyre shërben si urë lidhëse mes mediave në Serbi dhe mediave e OJQ-ve serbe në Kosovë, ku në mënyrë të sinkronizuar shtyjnë përpara agjendat qëllim këqija të Beogradit. Veç tjerash, Trvdishiq, kishte shprehur moti interesim që ta ndaj RTK2 nga RTK, dhe ta pavarësoj atë.

Pra, me këtë emërim është cenuar siguria shtetërore dhe kjo çështje nuk bën të kalohet në heshtje.

Bordi i RTK-së, duhet të ketë parasysh shqetësimet e ngritura dhe të veproj konform ruajtjes së sigurisë dhe interesit shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat