Profesori shqiptar i Parisit jep alarmin se çfarë do të ndodhë me Amerikën nëse i fiton zgjedhjet Donald Trump!

Aktuale

Profesori shqiptar i Parisit jep alarmin se çfarë do të ndodhë me Amerikën nëse i fiton zgjedhjet Donald Trump!

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 19:05
Donald Trump dhe Joe Biden

Kanë mbetur pak orë deri te përfundimi i votimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Bota sot”.

Lidhur me këtë ditë të rëndësishme, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur edhe profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki.

Kraki shkruan se sonte pritet të ndalet cikli i thyerjes sociale në Amerikë i cili, i ndihmuar nga injoranca kolektive, është duke e kthyer Token e ëndrrave në tokë të ankthit.

Mirëpo, ai ka një paralajmërim se nëse Amerika, vazhdon Donald Trump, ateherë, sipas tij, pas 4 viteve, urrejtja dhe ndasitë në mes grupeve etnike, racore, fetare, politike, ideologjike do të bëhen të pamenaxhueshme.

“Nëse për habinë e të gjithëve, Amerika aktuale vazhdon edhe 4 vite tjera, atëherë, sipas mendimit tim modest, në vitin 2024 urrejtja dhe ndasitë në mes grupeve etnike, racore, fetare, politike, ideologjike etj... do bëhen të pamenaxhueshme”, shkruan mes të tjerave ai.

Ja shkrimi:

Image
Nezir Kraki

Amerika normale

Sonte pritet të ndalet cikli i thyerjes sociale në Amerikë i cili, i ndihmuar nga injoranca kolektive, është duke e kthyer Token e ëndrrave në tokë të ankthit.

A nëse për habinë e të gjithëve, Amerika aktuale vazhdon edhe 4 vite tjera, atëherë, sipas mendimit tim modest, në vitin 2024 urrejtja dhe ndasitë në mes grupeve etnike, racore, fetare, politike, ideologjike etj... do bëhen të pamenaxhueshme. Kështu, ndjesia e krenarisë amerikane do zevendesohej me ndjesinë e krenarisë grupore, si mjet mbrojtës brenda grupit. Përkatësia do bëhej etnike, racore, politike, ideologjike e çkado tjetër por jo amerikane.

Ata që e shohin veç hunden e tyre nuk ma kuptojnë këtë frikë por zgjedhjet e 3 nentorit nuk janë në mes Biden dhe Trump por në mes Amerikes që na duhet neve dhe amerikaneve dhe Amerikës që s’i duhet askujt.

Personalisht jam për Amerikën superfuqi demokratike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake. Për Amerikën e shkencës dhe të dijes, për Amerikën e lirisë totale dhe të hapur ndaj secilit.
Nuk ma lejojnë parimet e mia morale e intelektuale të rreshtohem krah injorancës sepse injoranca çon në thellimin e ndasive pikerisht nga paaftesia per ta kuptu tjetrin.

Zoti e bekoftë Ameriken!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat