Qasja e Trump ndaj nesh shihet në thjeshtëzimin e problemit të Kosovës

Aktuale

Qasja e Trump ndaj nesh shihet në thjeshtëzimin e problemit të Kosovës

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 00:06
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka dhënë pikëpamjet saj në lidhje me atë se cili do të jetë ndryshimi midis politikës së Donald Trump dhe Joe Biden në raport me Kosovën.

Në emisionin Rubikon, ajo deklaroi se deklaratat e fundit të presidentit të tanishëm të SHBA-së në lidhje me ‘përfundimin e luftës 400 vjeçare Kosovë-Serbi’, është një pasqyrim i politikës së tij ndaj nesh.

“Po flas në parimet dhe vlerat universale që unë do të doja t’i shihja, siç jemi mësuar t’i shohim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që promovohen. Kanë humb në masë nga Trump përgjithësisht, në mënyrën se si ai i është qasur përgjithësisht të drejtave të njeriut, edhe në raport me shtete tjera, por natyrisht edhe me Kosovën”.

“Thjeshtëzimi i problemit të Kosovës në barazimin me atë midis Kosovës dhe Serbisë dhe deklaratat e tij të fundit dhe shfrytëzimi i asaj çka ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, të mos them në banalizim, e tregon pak a shumë qasjen se si mundet me e pas ai”.

“Deklarata e tij se ‘ata 400 vjet kanë luftuar e unë për 20 minuta i pajtova, e u puthshin e u përqafshin mes veti Vuçiqi edhe Hoti’, në veti e tregon atë që ne asnjëherë nuk e kemi dëgjuar”.

“Takimi atje ka ndodhur për fushatë, ajo ka qenë evidente, për arsye se edhe marrëveshja ose zotimet që i kanë bërë në Washington nuk kanë pasur ndonjë përmbajtje e cila mundet me qenë obligative. Këto janë bindjet e mia sa i përket qasjes së Trump”.

“Nëse është prezantimi përmes ambasadorit Grenell, krejt çka mund të kërkojmë ne në raport me politiken e SHBA-së në Kosovë në formën dhe formatin se si është prezantuar.. p.sh. në arritjen e marrëveshjeve të cilat prezantohen më tepër përmes simbolikave se sa përmbajtjes. P.sh. çështja e Ujmanit, përderisa tek ne shkakton një çrregullim goxha të madh në raport me ndarjen e resurseve energjetike, mes fizibiliteti, etj.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat