Sindikata e Telekomit paralajmëron protestë të premten

Aktuale

Sindikata e Telekomit paralajmëron protestë të premten

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:12
Telekomi i Kosovës

Sindikata e punëtorëve të Telekomit ka njoftuar se nga dita e premte, 6 nëntori, do të mbajnë protestë një orëshe para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se nëse kërkesat nuk merren parasysh, më datën 29 nëntor protestat dhe grevat do të shkojnë sipas paralajmërimeve.

Siç thotë Sindikata, javët e fundit ka qenë të rënda për Telekomin e Kosovës dhe për ata si punonjës.

“Fillimisht, janë bllokuar xhirollogaritë dhe me dt:29.10.2020 janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish kompania Dardafon dhe zhvatësi, oligarku 10 vjetar Blerim Devolli dhe përmbaruesi Ilir Mullhaxha. FSP-PTK edhe pse është ne kontakt te vazhdueshëm me institucionet shtetërore ku kemi bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje te shpejt përmes dialogut social me të gjitha palët e përfshira, mirëpo deri me tani kemi hapa konkret nga qeveria e Republike se Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat