Enver Hoxhaj: Historia dhe liria e Kosovës e ka emrin Hashim Thaçi

Aktuale

Enver Hoxhaj: Historia dhe liria e Kosovës e ka emrin Hashim Thaçi

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 12:21
Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka emëruar historinë dhe lirinë e Kosovës me emrin e Hashim Thaçit.

“Historia e Kosovës dhe liria e saj kanë emër. Ky emër, Hashim Thaçi, do të kthehet fitimtar edhe nga kjo betejë për të lartësuar edhe më, luftën e drejtë të UÇK-së e popullit të Kosovës! Besojmë në ty miku im!”, shkroi ai.

Hoxhaj ka reaguar edhe pas konfirmimit të aktakuzës ndaj kryetarit të partisë së tij Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

“Ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës! Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

PDK sot ka mbajtur mbledhjen e partisë për të vendosur se kush do të zëvendësojë përkohësisht Kadri Veselin në postin e partisë, meqë ai kishte thënë se do të tërhiqje nga detyrat e tij politike pas konfirmimit të aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat