Eksperti i sigurisë: Shqipëria fajtor pse njerëzit e UÇK-së po shkojnë në Hagë, kjo vrasje ishte pikënisje...

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Shqipëria fajtor pse njerëzit e UÇK-së po shkojnë në Hagë, kjo vrasje ishte pikënisje...

Nga: N.Sh Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 12:27
UÇK

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar pas arrestimeve dhe aktakuzave të Gjykatës Speciale për krejt e luftës së UÇK-së.

Gjatë ditës së sotme, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë konfirmuar aktakuzat nga Specialja, ku edhe dhanë dorëheqje nga postet e tyre të deritashme.

Pas kësaj, Kajtazi shkruan se fajtor kryesor pse nuk shtë menaxhuar mirë lufta e UÇK-së është Shqipëria.

Sipas tij, vrasja e Ministrit dhe kolonelit Ahmet Krasniqi ishte pikënisje e keq menaxhimit.

Postimi i plotë:

Është fakt se në Hagë po shkojnë krerët e UÇK-së, dhe ky është një fakt tragjik!

Është fakt së lufta e drejtë e UÇK-së nuk është menaxhuar mirë;

Është fakt se fajtori kryesor në menaxhimin jo të mirë të luftës janë strukturat shtetërore të Shqipërisë, dhe fakti pse krerët e UÇK po shkojnë në Hagë ka pikënisjen këtu, dhe fajtorë është Shqipëria;

Devijimi i menaxhimit të luftës fillon në Shqipëri, dhe kulmin e arrin pikërisht në ditën kur në mes të Tiranës vritet Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi.

Strukturat shtetërore të Republikës së Shqipërisë, i kishin në dorë të gjitha instrumentet për ta penguar këtë vrasje, kishin në dorë instrumente të bollshme për ta mënjanuar nga pozita, në mënyrë paqësore Ahmet Krasniqin, dhe për ta vendosur në atë pozitë të dashurin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat