OVL-UÇK paralajmëron protesta

Aktuale

OVL-UÇK paralajmëron protesta

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Foto Ilustrim

Organizata e Veteranëve të Kosovës(OVL),  pas mbledhjes së kryesisë kanë vendosur që të mbahen protestë.

Faton Klinaku ushtruesi detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Kosovës, gjatë një konferencë për media ka bërë të ditur se kryesia ka marr vendim që të organizojë protesta.

“Kryesia e diskutoi këtë situatë, kemi pas takime me deputetët e Kuvendit të Kosovë. Vendosëm të organizojmë protestë, për datën ju informojmë me kohë, por mund të konfirmoj që edhe nesër e kemi mbledhjen e këshillit drejtues, ku do të diskutohet për protestën”, tha Klinaku.

Kujtojmë që sot ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që mos të organizohen protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat