Deputeti i AAK-së: Aktakuzat e Speciales janë fabrikime të mbetjeve të Millosheviqit

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Aktakuzat e Speciales janë fabrikime të mbetjeve të Millosheviqit

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 19:07
Ali Berisha

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka thënë se aktakuzat e ngritura ditëve të fundit nga Gjykata Speciale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë janë fabrikime të Beogradit.

“Aktakuzat e sotme ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shefit të Gr. Parlamentar, Rexhep Selimi dhe skenat e djeshme ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, mbeten fabrikime të mbetjeve të Millosheviçit në Beograd”, është shprehur Berisha.

“Bashkëluftëtarët tonë do të vërtetojnë pastërtinë e luftës për liri”.

Ai ka deklaruar se lufta e UÇK-së mbetet pjesa më e lavdishme e historisë tonë të re kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat