EULEX-i dërgon pako në selinë e PDK-së

Aktuale

EULEX-i dërgon pako në selinë e PDK-së

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 10:12
Foto nga vendi ngjarjes

Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.

Tek selia e Partisë Demokratike të Kosoës janë parë forca të shtuara të EULEX-it të cilët kanë nxjerrë edhe disa pako nga veturat e tyre

Te objekti i Partisë janë parë ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.

E ndërkohë, një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar edhe në shtëpitë e Thaçit dhe Veselit.

Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.

Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.

Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat