Klinaku: Këshilli Drejtues i OVL-së vendosë sot për protestën gjithpopullore

Aktuale

Klinaku: Këshilli Drejtues i OVL-së vendosë sot për protestën gjithpopullore

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 10:47
Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku në një lidhje direkte në T7 ka folur për bastisjet që po kryhen nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në shtëpitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, duke e quajtur Prokurorinë Speciale, prokurori politike.

“Prokuroria po tregon se është prokurori politike, duke shkuar në shtëpitë e njerëzve për t’i bastisur”, ka thënë ai.

Klinaku që në konferencën e djeshme ka paralajmëruar se do të ketë protestë të veteranëve, tha se kjo do të vendoset në mbledhjen e këshillit drejtues që do të mbahet sot.

“Do të kemi mbledhjen e këshillit drejtues të OVL’së sonte në mbrëmje, ku do të diskutojmë për mundësinë e organizimit të protestës gjithpopullore dhe këshilli drejtues do të vendosë”, tha Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat