Avokati i Thaçit tregon se çfarë kërkoi Prokuroria në shtëpinë e ish presidentit

Aktuale

Avokati i Thaçit tregon se çfarë kërkoi Prokuroria në shtëpinë e ish presidentit

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:35
Dastid Pallaska

Dastid Pallaska ka njoftuar se do të jetë avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pallaska ka folur edhe për bastisjen që është kryer sot në shtëpinë e Hashim Thaçit në Çagllavicë.

Sipas Pallaskës, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, derisa ka thënë se është e çuditshme se pse bastisja është kryer pas ngritjes së aktakuzës.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspektin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat