OEK: Ka presion te jashtëzakonshëm nga bizneset për organizim të protestave

Aktuale

OEK: Ka presion te jashtëzakonshëm nga bizneset për organizim të protestave

Nga: A.Morina Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 18:05
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka paralajmëruar protesta nëse vazhdojnë të merren masa të reja dhe nuk miratohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Rukiqi ka thënë se bizneset po bëjnë presion të jashtëzakonshëm për të organizuar protesta.

“Ka presion te jashtëzakonshëm nga bizneset për organizim te protestave dhe formave tjera te kundërshtimeve për stërzgjatje e miratimit te ligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe vendimet e fundit qe lidhen me menaxhimin e pandemisë”, deklaroi Rukiq, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ka presion te jashtezakonshem nga bizneset per organizim te protestave dhe formave tjera te kundershtimeve per sterzgjatjen e miratimit te ligjit per rimekembjen ekonomike dhe vendimet e fundit qe lidhen me menaxhimin e pandemise.

Barren sociale te pandemise po e paguajne bizneset. Gjendja e bizneseve çdo dite e me shume po perkeqesohet.

Nese nuk ka miratim te ligjit per rimekwnbjen ekonomike dhe nese vazhdohen te merren masa per menaxhimin e situates me pandemine, pa asnje konsult me biznesit, protestat mbesin rruga e vetme per te kerkuar seriozitet institucional ne sigurimin e mbijeteses te bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat