Familja e Sabit Gecit: Pavarësisht trajtimit nga Gjykata Speciale, duhet të mobilizohemi konform civilizimit kombëtar

Aktuale

Familja e Sabit Gecit: Pavarësisht trajtimit nga Gjykata Speciale, duhet të mobilizohemi konform civilizimit kombëtar

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 18:47
Sabit Geci

Familja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Gecit, ka dalur me një reagim lidhur me zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale në vend.

Në një letër të dërguar Familja Geci thotë se pavarësisht trajtimit që bënë Gjykata Speciale ndaj çlirimtarëve të UÇK-së, duhet një mobilizim konform civilizimit kombëtar.

”Tani jemi dëshmitarë se përpjekja dhe sakrifica e pareshtur ndër shekuj e qytetarëve të vendit, ka nxitur ndërgjegjen e civilizimit global, që përmes Njohjes të së Drejtës për Pavarësi të Republikës së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare, t’i hedhë poshtë të gjitha Vendimet hershme të gabuara të fuqive evropiane, të cilat kanë shfaq pasoja të rënda për qytetarët e Republikës së Kosovës ndër periudha të caktuara kohore.

Pavarësisht trajtimit “të drejtë ose të pa drejtë” të trashëgimtarëve të themeluesve të rezistencës aktive në Republikën e Kosovës nga Gjykata Speciale dhe pavarësisht shkaktimit të dhimbjes sonë, ne, duhet të mobilizohemi konform civilizimit tonë kombëtar mijëravjeçarë, që të vazhdojmë t’i kultivojmë qëllimet e luftës sonë çlirimtare tek gjeneratat e reja në harmoni me standardet ndërkombëtare të demokracisë globale, si porosi e patriotëve dhe dëshmorëve te të gjitha kohërave dhe si garanci për identitetin e hapësirave gjeografike ILIRIANE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat