Eliza Hoxha flet për sloganin “Liria ka emër”, tregon e kujt ishte ideja

Aktuale

Eliza Hoxha flet për sloganin “Liria ka emër”, tregon e kujt ishte ideja

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 23:57
Eliza Hoxha

Deputetja Eliza Hoxha ka folur rreth sloganit “Liria ka emër”. E ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, ajo ka treguar për plaftormën e nisur online që ka për qëllim “bërjen bashkë të disa copëzave të rrugëtimit tonë”.

“Ne jemi një grup i njerëzve vullnetmirë. Ka nis si ide më shumë njëfarë brenge edhe personale se kah po shkojmë na si shoqëri”, tha Hoxha.

“Sot e kemi historinë e përmbysur dhe kjo është e dhimbshme”, shtoi ajo.

Hoxha tregoi se kishin disa ide për slogan por u zgjodh “Liria ka emër” pasi tha se është gjithpërfshirëse.

“Te slogani kemi pas disa ide dhe është përzgjedhur kjo. Ideja është e Ismail Tashollit”, sqaroi Hoxha.

“Ka pasur edhe ide te tjera por neve na u ka dukë që kjo është njëfarë ombrelle gjithëpërfshirëse”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat