Profili i Joe Bidenit: E treta e vërteta për politikanin me të kaluar tragjike

Aktuale

Profili i Joe Bidenit: E treta e vërteta për politikanin me të kaluar tragjike

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 19:57
Joe Biden

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kulmi i ish-zëvendëspresidentit Joe Biden në përpjekjen e tij për Shtëpinë e Bardhë. Por për dallim nga dy tentativat e para më 1987 dhe 2008, ai hyri në garë si kandidati më i famshëm ndër Partinë Demokratike.

77-vjeçari nisi dobët garën duke mos marrë besimin në fillim në Iowa dhe New Hampshire, por rimori kontrollin në “Super të martën” kur fitoi 14 shtete për t’u nominuar.

Fushatat me pak njerëz ishin dallim i madh me ato masive të kundërkandidatit republikan Donald Trump, por demokrati e portretizonte veten si lider që dëshiron më shumë të respektohen masat kundër koronavirusit.

Edhe pse ish-presidenti Barack Obama e kishte quajtur “zëvendëspresidenti më i mirë që ka pasur Amerika”, e kaluara e 77-vjeçarit është kritikuar disa herë.

Por kush është Joe Biden dhe në çfarë rruge kaloi për t’u bërë president?

Betejat politike

Image

Bideni kishte kandiduar më 2008 për të marrë nominimin për president, por u dorëhoq dhe iu bashkua kampanjës së Obamas.

Tetë vjetët e tij në administratën e Obamas ia mundësuan politikës së Bidenit të konsiderohet tash si trashëgimi e udhëheqjes së Obamas.

Lidhja e tij me Obaman – të cilin e quan “vëlla” – mund të ketë kontribuar po ashtu që të marrë vota në mesin e votuesve afro-amerikanë, shkruan BBC.

Bideni kishte ndihmuar Obaman në një kohë kur atij i mungonte përvoja e ekzekutivit.

I ashtu quajturi “Joe i klasës së mesme” ishte bashkuar me Obaman që t’ia siguronte votat e “të përbetuarve” të shiritit të kaltër, e që ishte konsideruar grup i vështirë që të përkrahte Obaman.

U bë top-lajm më 2012 kur tha se “ishte absolutisht rehat” me martesat e gjinisë së njëjtë, komente që nuk ishin dëgjuar më herët nga ndonjë zëvendëspresident. Pas tij, edhe Obama dha përkrahjen për çështjen e njëjtë.

Dy mandatet e Bidenit në përkrahjen e presidentit të parë me ngjyrë erdhën pas një karriere të gjatë politike. Tani ai ka fituar zgjedhjet me Kamala Harrisin që do të jetë gruaja e parë zëvendëspresidente në histori të SHBA-së.

Gjashtë herë i zgjedhur senatori, Biden nga Delaware, u zgjodh për herë të parë më 1972. Ai garoi për president më 1988, por u tërhoq pasi pranoi se kishte kopjuar një fjalim nga atëkohë lideri i Partisë Laburiste në Britani, Neil Kinnock.

Humbja e më të dashurve

Image

Jeta e Bidenit është goditur nga një tragjeditë në familjen e tij.

Më 1972, pak pasi fitoi mandatin e parë në Senat, ai humbi gruan e tij, Neila dhe vajzën e mitur, Naomi, në një aksident komunikacioni. Ai bëri betimin për Senat nga dhoma e spitalit ku po qëndronte me djemtë, Beau dhe Hunter, që i mbijetuan aksidentit.

Më 2015, Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46-vjeçare. Ai shihej si një politikan i së ardhmes dhe synonte të niste garën për Delaware më 2016.

Bideni ia ka dhënë meritat Beaut se e ka nxitur të garonte sërish dhe gjatë kampanjës ka përdorur të dy tragjeditë për të shpjeguar përse kujdesi shëndetësor – një nga premtimet kyçe në fushatë – ishte personale për të.

Ndërsa për rikthimin në politikë pas aksidentit të rëndë, meritat ia kishte dhenë bashkëshortes së dytë, Jill Tracy Jacobs, me të cilën u martua më 1975, e që nga janari do të marrë titullin e Zonjës së Parë.

Bideni më 20 janar zyrtarisht pritet të marrë postin e presidentit pasi ka marrë deri tash 290 vota elektorale, 20 më shumë se pragu i mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat