Ashkalinjtë e Kosovës: UÇK’ja nuk ka kryer krime

Aktuale

Ashkalinjtë e Kosovës: UÇK’ja nuk ka kryer krime

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 21:05
Qazim Rrahmani

Nga komuniteti ashkali thonë se po të mos ekzistonte UÇK-ja, ata nuk do të ishin më në Kosovë.

E konsideron njërin ndër vendet më të shenjta.

Pikërisht për vlerësimin që ka, zv ministri i Kulturës, Qazim Rrahmani i cili i takon komunitetit Ashkali, bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Rrahmani mohon kategorikisht pohimet në aktakuzën e Speciales, ku thuhet se ish luftëtarët e UÇK-së kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Sipas Rrahmanit, me këto diskutime, Gjykata Speciale po njollos UÇK-në.

Se eprorët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm në këto procese, shpreson edhe një anëtar tjetër i komunitetit Ashkali.

Danush Ademi, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se gjatë luftës raportet e tyre me UCK-në kanë qenë të përkryera.

Madje Ademi shtonë se po të mos ishte UÇK komuniteti i tij nuk do të ekzistonte në Kosovë

Në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, thuhet se ish krerët e UÇK-së kanë kryer krime kundër njerëzimit në 39 lokacione, kundër serbëve, ashkalinjve dhe minoriteteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat