Lajm i mirë për Albin Kurtin, ja kush emërohet sekretare e SHBA-ve

Aktuale

Lajm i mirë për Albin Kurtin, ja kush emërohet sekretare e SHBA-ve

Nga: M.H Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 21:08
Albin Kurti

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli përmes një shkrimi në facebok ka reaguar gjithashtu për fitoren e Biden në SHBA.

Qorrolli shkroi që përveç lajmit të gëzueshëm për presidentin Biden, një super lajm tjetër do të jetë emërimi i znj. Susan Rice për Sekretare të Shtetit, transmeton “Bota sot”.

Në videon që ka publikuar profesori, Susan Rice ndan të njëjtin mendim për Grenellin, sikurse Kurti. Në video znj, Rice shprehët që emisari Grenell është njeriu më i pasinqert që ka njohur gjatë gjithë jetës së saj.

Postimi i plotë

Përveç lajmit të gëzueshëm që erdhi për Presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, një super lajm tjetër do të jetë emërimi i znj. Susan Rice për Sekretare të Shtetit.
Zonja Rice gjatë një takimi sivjet - emisarin e Trump për Ballkan, kaubojsin Richard Grenell e quante njeriun më të pasinqertë dhe me të keq që e kishte njohur në jetën e saj.
Këtu ndodhet fjalimi i saj për ndalesin e luftës 400 vjeçare (siç!) Kosovë-Serbi dhe sebepin e puthjëve mes dyshës Vuçiç-Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat