Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan i shkruan letër Joe Biden: Kjo është kërkesa për Kosovën – tregon përgjigjen e presidentit

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan i shkruan letër Joe Biden: Kjo është kërkesa për Kosovën – tregon përgjigjen e presidentit

Nga: N. H Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 09:30
Joe Biden

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fitorja e Joe Biden është një ndër lajmet më të mira që Kosova ka marrë pas përfundimit të luftës.

Ai shprehet i sigurt se Kosova do të përkrahet 100 për qind nga administrata e re e demokratit Joe Biden.

Lidhur me zhvillimet në Kosovë, ushtaraku Shqiptaro-Amerikan i ka dërguat letër Joe Biden, ku i ka rekomanduar se kush duhet të udhëheqë me Kosovën.

Madje, Maralusha thotë se për kërkesat e tij, ka përkrahjen edhe të Biden.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

Fitorja e Biden është një ndër lajmet më të mira që Kosova i ka marrë 20 vjetet e fundit. Tash, Kosova duhet me e zgjedh një qeveri të re e kjo qeveri e tashmë që ju përkul Grenellit (armik i shqiptarëve dhe mik i Serbisë) dhe Trumpit (jo mik i sinqertë ndaj shqiptarëve/arsyeja se është i shantazuar blackmailed) nga Putini.

Qeveria kuislingë e Hotit/Isa Mustafës dhe e Hashimit duhet të shkrihet si akullorja në diell sa më para në zgjedhjet sa më të hershme. Në vend të kësaj qeverie duhet të zgjidhet një qeveri që nuk do të ketë kurrfarë lidhje me politikanet anti kosovare që e udhëhiqen dhe e vodhën Kosovën 20 vitet e fundit.

Kosova do të përkrahet 100% nga administrata e re e Biden. Në postet kryesore në një qeveri të re duhet te zgjidhen femrat në tri pozitat më të larta që unë i konsideroj: Pozitën e presidentit, pozitën e kryetarit të Parlamentit, pozitën e kryeministrit.

Unë i kam në mend dy emra që me mendimin tim janë shumë të përshtatshme: Vjosa Osmani, Vlora Çiraku.

Po e u lë lexuesve ta zgjedhin emrin e tretë. Vjosa është shumë e përshtatshme në pozitën e Presidencës, ose për pozitën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ose mundet më e mbajt pozitën që e pati deri dje (Kryetare e Parlamentit).

Pozita e kryeministrit duhet t’i takon Albin Kurtit.

Unë këta emra i kam dërguar në qeverinë e re të të nderuarit të Rezidentit të ri z. Biden. Reagimi ka qenë shumë i favorshëm.

z. Biden dhe disa anëtarë të kabinetit të tij që është duke u formuar janë në pajtim të plotë me rekomandimin tim se Kosova duhet të udhëhiqet nga tri femra më të kualifikuara dhe që nuk janë të njollosura. Një qeveri ka nevojë për eskpertë që e njohin zanatin e nevojshëm që nevojitet më e udhëheqë një ministri ose një departament.

Familjarët, shokët, vajzat apo djemtë e hallave, tezeve, të dajëve apo në asnjë mënyrë nuk duhet t’ju lejohet punësimi në administratat shtetërore apo komunale.

Kjo domethënë se NEPOTIZMI DUHET TË ZHDUKET ME GJITHE ROJET DHE CUNGAT.

Kjo është e vetmja mënyrë që Kosova të kthehet ose të krijon një imazhe të favorshëm ose pozitive në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat