Hooper: Në javët e ardhshme do të kërkojmë lirim me kusht për Thaçin

Aktuale

Hooper: Në javët e ardhshme do të kërkojmë lirim me kusht për Thaçin

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:09
David Hooper

Avokati David Hooper ka thënë se do të kërkojnë lirim të përkohshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.

"Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë", ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat