Publikohet video: Milaim Zekës i realizohet dëshira për Hashim Thaçin, ja çfarë kishte thënë dikur...

Aktuale

Publikohet video: Milaim Zekës i realizohet dëshira për Hashim Thaçin, ja çfarë kishte thënë dikur...

Nga: P.R Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 19:02
Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca fillestare, ku ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës ndaj tij.

Në seancën e parë, Thaçi nuk ka dashur të flasë, përveç se të deklarohet i pafajshëm.

“I nderuari gjykatës, akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht”, tha Thaçi.

E avokati i Thacit, David Hooper ka thënë se është habitur kur e ka parë Thaçin të sillet në dhomën e gjykimit me pranga në duar.

“Nuk jeni organ ndëshkimi, nuk besoj se jeni kështu, shpresoj të jetë kështu, e të mos uleni integritetin e personit deri në at pikë”, tha Hooper, shkruan “Bota sot”.

Por, para shumë kohësh, ish deputeti Milaim Zeka, e që në Kosovë njihet me nofkën e tij “Znaçka”, kishte deklaruar se ka dëshirë shumë të madhe që të shoh atëherë Presidentin e vendit, Hashim Thaçin në burg.

“Kurrë në jetë nuk kisha votu për shfuqizimin e gjykatës. Edhe sot me kon nuk votoj shfuqizimin e saj, sepse kam dëshirë shumë të madhe me e pa Hashim Thaçin në burg i cili e ka pru gjykatën”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat