Jusuf Thaçi: Të ndalen linçimet ndaj atyre që e përkrahin Specialen

Aktuale

Jusuf Thaçi: Të ndalen linçimet ndaj atyre që e përkrahin Specialen

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 21:51
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë në emisionin Pressing se linçimet ndaj njerëzve që e përkrahin Gjykatën Speciale janë të papranueshme.

Thaci thotë se përmbajtja e aktakuzës është skandaloze, por që shton se nëse ka pasur krime atëherë ato duhet të adresohen.

“Nuk jam kundër drejtësisë për viktimat”, tha ai.

“Kushdo që ka dënuar dikë në mënyrë joproporcionale të padrejtë duhet të dënohet. Nuk duhet të linçohen. Njerëzit që e përkrahin Specialen tërë kohën linçohen për arsye nga më të ndryshimet, qofshin parimore cofshin jo parimore. UÇK ka luftuar për të drejta dhe liri. Ajo e drejtë është edhe për ata që i gëzohen Gjykatës Speciale. Nuk kemi të drejtë t’i lincojmë këta persona. Fyerjet duhet të ndalen. Këtë pata nevojë ta sqarojë. Te përmbajtja, personalisht megjithëse se këtu në Kosovë ka pasur shumë skandale dhe i ka humb kuptimi kësaj fjale, unë e konsideroj si skandal përmbajtjen e aktakuzës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat