Klinaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, akuzat janë bërë mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë

Aktuale

Klinaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, akuzat janë bërë mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 22:18
Faton Klinaku

Paraqitja e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Speciale ngjalli reagime në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, tha se aktakuza është politike dhe e bazuar në shpikjet e prokurorisë së Serbisë.

“Aktakuzë e cila është bërë mbi bazën e shpifjeve të Prokurorisë serbe për krime lufte, mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë të cilët do të duhej të ishin në bankën e akuzës për tu gjykuar për krime, masakra dhe gjenocid që kanë bërë ndaj popullit shqiptarë “.

Nesër para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të dalë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndërsa pasnesër para kësaj gjykate do të dalë shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi/RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat