Eksperti i sigurisë: Ajo çka po ndodhë në Hagë është e trishtueshme, ja fajtori

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Ajo çka po ndodhë në Hagë është e trishtueshme, ja fajtori

Nga: P.R Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se ajo çfarë po ndodhë në Hagë është e trishtueshme.

“Në nivelin se ku patën arritur gjërat, Dhomat e Specializuara kanë qenë një e keqe e domosdoshme, për faktin e mundësisë së një gjykate ndërkombëtare të një niveli tjetër. Ajo që po shohim se çka po ndodhë në Hagë është e trishtueshme. Një gjë duhet kuptuar, ajo që po ndodhë në Hagë nuk është produkt i tanishëm i aktiviteteve të Serbisë. Ajo pse krerët e UÇK janë në Hagë është produkt i kombinimeve agjenturore serbe qysh në nismë të aktiviteteve të UÇK.”, shkruan Kajtazi në faqen e tij në facebook.

Sipas tij, të gjitha ato të këqija për të cilat akuzohen krerët e UÇK-ja, janë pasojë e rinisë (naivitetit) të tyre dhe cytjes së agjenturës serbe.

“Të gjitha ato të këqija për të cilat akuzohen krerët e UCK janë pasojë e rinisë (naiviteti) së tyre dhe cytjes së agjenturës serbe. Do të isha i lumtur nëse gjatë procesit dëshmohet se njëri nga të akuzuarit ka ekzekutuar ndonjë spiun serb, i cili ka pas mision të infiltrohet në UÇK për të spiunuar te serbet. Në kushte lufte, të njëjtën gjë do ta kisha bërë edhe unë, me kushtin se do të më kishin ndjekur 1000 gjykata të Hagës! Mirëpo, gjithnjë sipas një procedure”, shkruan më tej Kajtazi.

“Tragjik është fakti se një pjesë e këtij kontingjenti, e cila, gjatë gjithë kohës ka influentuar dhe cytur për keq, që gjatë gjithë kohës ka spiunuar te padronët në Serbi, sot janë në Kosovë, shtirën se ju vije keq pse krerët e UÇK janë në Hagë, kurse bëjnë jetën me familjet e tyre, me paratë e fituara nga spiunimi në favor të armikut shekullor! Kjo është dashtë të kuptohet që me 1997, këtë e ka pas në dorë ta parandaloj Shqipëria. Këta ishin të rijë dhe pa përvojë!”, përfundon Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat