Bajram Gecaj: Ja çfarë më tha Ibrahim Rugova në Londër për Serbinë, përmend edhe Haki Abazin

Aktuale

Bajram Gecaj: Ja çfarë më tha Ibrahim Rugova në Londër për Serbinë, përmend edhe Haki Abazin

Nga: N.Sh Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 19:34
Bajram Gecaj dhe Ibrahim Rugova

Zyrtari i LDK-së dhe shefi i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Bajram Gecaj, ka kujtuar se çfarë i ka thënë presidenti historik Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta në Londër.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se Rugova i ka thënë se logjika e lëvizjes ishte që mos t’i lënë Serbisë asnjë shqiptarë dhe të siguroheshin që jo secili të mund të arrijë lart në hierarkinë e lëvizjes.

Ai këtë e ka lidhur edhe me Haki Abazin, për të cilin thotë se ka arritur shumë lartë.

E krejt kjo pasi mbrëmë në një emision televizion Haki Abazi u pyet për zyrën e tij në Serbi në kohën kur ishte drejtor i Rockefeller Brothers Fund për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Bajram Gecaj:

Dr. Ibrahim Rugova më kishte thënë njëherë në Londër gjatë viteve 90-ta se logjika e lëvizjes ishte që mos t’i lëmë Serbisë asnjë shqiptarë, por që gjithashtu të sigurohemi që jo secili të mund të arrijë lartë në hierarkinë e lëvizjes ... Haki Abazi definitivisht ka arritur shumë më lartë se duhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat