Shkrimtari Ukaj: Serbia ka tendencë që ta kontestojë edhe intervenimin e NATO’s në Kosovë

Aktuale

Shkrimtari Ukaj: Serbia ka tendencë që ta kontestojë edhe intervenimin e NATO’s në Kosovë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:38
Ndue Ukaj

Ndue Ukaj, shkrimtar, ka komentuar lidhur me situatën e krijuar nga Gjykata Speciale pas gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ukaj ka thënë se fabrikimet se UÇK’ja ka vrarë shqiptarë me përkatësi fetare katolike janë fabrikime të kahmotshme, të cilat janë duke u rikthyer në akutalitet.

“Fabrikimet që janë ndërtu tani janë të vjetra. Rikthimi i fabrikimeve tani ka një tendencë që ta kontestojë edhe intervenimin e NATO’s në Kosovë. Ne duhet të kthejmë gishtin edhe kah vetja, pasi që kemi ndërtu debat të kotë, e nganjëherë e kemi mbushur hambarin e Serbisë. Shembull konkret është ç’mitizimi i figurës së Skëndërbeut. Diplomacia jonë duhet të jetë shumë më aktive, sidomos në qendrat evropiane. Publiku i gjerë evropian nuk di shumë për popullin tonë”, ka sqaruar shkrimtari Ukaj.

I njëjti ka folur edhe me distancimin e banorëve të Stubllës me serbët.

“Në Stubëll, lidhjet tona me serbët kanë qenë inekzistente. Në Stubëll gjen dhjetëra martesa të besimit katolik dhe mysliman, megjithatë nuk gjen asnjë martesë të besimit katolik dhe ortodoks. Ne jemi lutur bashkë në të njëjtën kishë, por autoktonizmin e kemi pasur të shenjtë”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat