Profesori amerikan: Ky është shansi i Thaçit ta pastrojë emrin e tij dhe misionin e UÇK-së

Aktuale

Profesori amerikan: Ky është shansi i Thaçit ta pastrojë emrin e tij dhe misionin e UÇK-së

Nga: A.Zh Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar për dorëheqjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ky i fundit dha dorëheqje të enjten e kaluar, pas konfirmimit të aktakuzës për krime luftë nga Gjykata Speciale.

E eksperti amerikan e ka vlerësuar dorëheqjen e Thaçit, duke thënë se ai veproi mirë, përcjell Bota sot.

Sipas Ben-Meir, ish-presidenti tani ka shansin për të pastruar emrin e tij dhe misionin e UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten, pasi njoftoi se një gjykatë e krimeve të luftës në Hagë kishte konfirmuar një padi kundër tij.

"Në mënyrë që të mbroj integritetin e zyrës së presidentit dhe vendit, si dhe dinjitetin e qytetarëve, unë jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës", tha Thaçi në një konferencë shtypi të improvizuar para parlamentit në kryeqytetin e shtetit ballkanik, Prishtinë.

Thaçi bëri mirë për dorëheqjen, ky është shansi i tij për të pastruar emrin e tij dhe misionin e UÇK-së për lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat