Ramiz Kelmendi jep disa ide se si mund të shkohet me masat anti Covid

Aktuale

Ramiz Kelmendi jep disa ide se si mund të shkohet me masat anti Covid

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 23:09
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti, Ramiz Kelmendi, ka diskutuar rreth situatës me Pandeminë Covid-19 në Kosovë dhe mënyrës se si po menaxhohet.

Kelmendi ka dhë disa ide se si mund të tejkalohet kjo situatë ku ndër të tjera theksoi se duhet dakoordim me shtetet e rajonit rreth masave të reja që do të merren.

Ai ka dhënë disa versione se si duhet të shkohet me masat anti Covid.

Postimi i plotë:

Masat e ndërrmara nga Qeveria për të larguar Covid 19

Virusi është vdekjeprurës, bartet dhe transferohet më së shumti nga njerëzit e infektuar, transferohet nga qytetarët neglizhent, qytetarët të cilet nuk i besojnë simptomave, i frikësohen të vërtetës dhe përkundër kësaj lëvizin lirshëm, duke krijuar kontakte me familjarët dhe shokët e kolegët. Edhe vet jemi dëshmitarë që pacientët barten në institucione shëndetësore për tu diagnostifikuar pa mjete mbrojtëse dhe i njejti pacient kthehet në gjirin familjar në pritje të rezultateve të cilat edhe zgjasin së paku 24 orë, disa duke u penguar marrja e mostres nga hunda, e dhimbshme, bëjnë analizat e gjakut të cilat shpesh janë me rezultate negative,e që kjo e bënë të infektuarin të lëvizë më tutje lirshëm.

Për të marrë çfarëdo masa, duhet shikuar masat e qeverisë së kaluar dhe kësaj qeverie, masat që po marrin shtetet tjera për të cilat shumica janë ‘ad hoc’ dhe të ndikuar nga shumë faktorë dhe deri tani të padobishme. Duhet dakorduar edhe me shtetet e rajonit sepse edhe këto shtete kanë numër të madh të të infektuarve dhe masat tani parciale nuk japin rezultate.
E kemi të njohur edhe izolimin e qyteteve apo rajoneve – edhe këto si masa mendohet që janë pozitive me efekte, por qytetarët nuk janë të gjithë që respektojnë masat dhe sot mundë të shëtisësh tërë Kosovën duke mose u atakuar me asnjë punkt Policie, por edhe nuk mundet policia të jetë në të gjitha poret e rrugëve dhe rrugicave. Pastaj edhe operatoret ekonomik ne rend të parë janë njerëz që do të thot, janë pranues, bartës dhe transferues i infektimit, pa marrë parasysh nëqoftëse transporton ushqime, medikamente apo diçka tjetër. Sot gjysma e qytetarëve kanë kompani të profilit të lejuar për lëvizje, që do të thotë infektues potencial me Virusin.

Masat Qeveritare të radhës për Covid 19

Për të marrë masa për COVID 19 duhet të mirren për bazë shumë faktorë dhe atë me seriozitetin më të madh;
+ kush është bartësi Kryesor i infektimit, Qytetari, Institucionet Private, Publike ( Ne rastin tonë nuk janë kafshët), pra bartësi i vetëm është qytetari,
+ Ku transferohet më lehtë, tek cilat veprimtari, pra në ato veprimtari ku qëndron më gjatë, ku qëndron me maskë të larguar apo të skajuar,
+ Kush e transferon – Qytetari, ku dhe në cilat veprimtari shërbyese, tregtare, gastronomi, Institucione shtetërore apo gjetiu. Pra çdoku, çdo vend, aty ku respektohen masat pjesërisht dhe aspak, pra aty ku mundesh me vendos duart dhe të infektohesh.

+ Pra edhe qytetari i cili ka kaluar infektimin me Covid mund të jetë bartës, por vet nuk infektohet. Edhe kjo kategori është potencial transferi infektimi nga bartja (nuk i pastron fare duart dhe prekë çdokund).
+ Qytetari qenka faktor Kryesor që pranon, bartet, vetëinfektohet dhe infekton rrethin kontaktues, në çfardo forme (popullore të preksha për të mirë).
+ Qytetari edhe në Familje, ne farefisni, fqinjësi etj.
Andaj të dënohen dhe snaksionohen kategoria e qytetarëve që me veprime të pandërgjegjshme dhe pakujdesi e fshehje të sëmundjes, bëhen bartës dhe përhapës të virusit.

Duke pasur parasysh këtë fakt dhe duke ditur se Covid 19 nuk është vetëm në Kosovë por në pjesën më të madhe të Globit, duhet një qasje së pari në Ballkan, një konverzim unifikimesh mesministrore për Koordinim Aktivitetesh të zbatuara në kohën e njejtë për të qenë rezultatdhënës.

Nëse nuk ka Dakordim duhet;
+ Të vendosen Masa të tilla që pengojnë çdo qytetar (Qytetari është personi i vetëm që bartë Covid 19) të infektohet, bartë dhe ta transferojë tek të tjerët, masa të ndalimit të lëvizjes, qarkullimit përveç rasteve Emergjente, rasteve të infektimit, (dhe duhet tek çdo Qytetare që fton për teste të shkohet me njësitë kujdestare në Shtëpi) Policisë vetëm të atyre në detyrë. Mjekëve, vetëm atyre në detyrë dhe Ekonomive Prodhuese që nuk mundë të ndërprejnë kontinuitetin prodhues për nevojat publike.
+ Të ndalet çdo veprimtari Ekonomike edhe e atyre prodhuese, sepse ndërprerjet e shumta dhe kufizimet e shumta po e dëmtojnë më shumë dhe seriozisht Ekonominë, kualitetin e punës së Punonjësit.
+ Të përcaktohet niveli i pagave duke filluar nga paga minimale 170 Euro deri tek paga maksimale prej 800 Euro, për të gjithë të punësuarit si në sektorin Publik, Shtetëror dhe Privat.
+Masat që japin rezultate në largimin e tërësishëm apo në një minimum të ultë janë; Fillon nga e Premtja Ora 18:00 dhe vazhdon gjatë tërë javës së ardhshme deri të Hënën në ora 05:00, (jepet afat së paku tre ditë për tu furnizuar me medikamente, produkte esenciale dhe informim për të gjithë operatorët Ekonomik. Të ndërprejnë ngarkesat, të ndërprejnë Fluturimet, lëvizjen në pika kufitare përveç të atyre tranzit për kohën e cekur).
+ Pas këtyre Masave – merren raportimet nga terreni për efektet dhe planifikohen masat sektoriale me izolim me seriozitetin më të lartë dhe virusi përfundon.
+ Pastaj duhet vazhduar lëvizje të lirë dhe me masa të sigurisë dhe zbatim të tyre të sinqert.
+ Përndryshe, disa prej masave të propozuara, sikur ato të dënimeve me mbyllje deri në tre muaj, ngrisin paralele me ato nga Gjykata Speciale e Hagës kundër Demokracisë).
+ Secila masë tjetër është pa rezultate, pa efekte dhe zbehë besimin në Institucione.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat