Pacolli: Blerim Kuçi gënjeu për lejen ndaj Kelkos-it

Aktuale

Pacolli: Blerim Kuçi gënjeu për lejen ndaj Kelkos-it

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:46
Blerim Kuçi

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj ZRRE, për lejen që ia ka lëshuar Kelkos, sipas saj për të zhvilluar veprimtarinë shkatërruese, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se para mbledhjes, Blerim Kuçi, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit gënjeu se nuk i kanë dhënë lejen dhe se Kelkos nuk i kishte plotësuar kriteret.

Ajo ka pyetur se kur i plotësoi kriteret Kelkosi.

Postimi i saj i plotë:

SHTETI I KAPUR

ZRRE ia paska lëshuar leje për 40 vite Kelkos-it për të zhvilluar veprimtarinë shkatërruese.

Blerim Kuçi, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, para mbledhjesh GËNJEU tha se nuk i kanë dhënë leje mjedisore dhe se deri në atë moment Kelkos NUK i kishte plotësuar kriteret.

Kur i plotësoi kriteret Kelkosi?

#qeverikriminale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat