Rast për burg, deputeti i VV-së: Blerim Kuçi gënjen haptas

Aktuale

Rast për burg, deputeti i VV-së: Blerim Kuçi gënjen haptas

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka reaguar pasi Ministria e Ekonomisë i ka dhënë leje kompanisë Kelkos për operimin e dy hidrocentraleve në bjeshkët e Deçanit.

Ai në postimin e tij në Faceook, ka akuzuar ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi se gënjen haptas për këtë çështje.

Abrashi ka thënë se ky rast është për burg.

Postimi i plotë:

Sa thellë i ka lëshuar rrënjët krimi i organizuar brenda institucioneve të vendit!

· Në kushte kur Kuvendi i Kosovës ka formuar Komision Hetimor për çështjen e Hidrocentraleve, vazhdon i papenguar procesi i licencimit të tyre mbi baza të dyshimta ligjore.

· Në Komision Hetimor deputetët e pozitës dhe disa të opozitës sabotojnë kërkesën e drejtë për ndërprerjen e përkohshme të dhënies së lejeve dhe licencave deri në përfundimin e punës së Komisionit hetimor.

· Shpiken rregulla fiktive që i mbivendosen dispozitave ligjore, vetëm për dhënie të licencave.

· Ministria lëshon leje mjedisore pa plotësim të kritereve, kurse ministri Kuqi gënjen haptas se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Krejt kjo bëhet gjersa pasuria natyrore e Kosovës dëmtohet egërsisht dhe pa kthim në emër të profitit privat.

Rast për burg!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat