Haradinaj i përgjigjet ashpër kërcënimeve të Vuçiqit, e quan ‘këlysh të Rusisë’

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet ashpër kërcënimeve të Vuçiqit, e quan ‘këlysh të Rusisë’

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:01
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një konflikt të ri të mundshëm sikurse ai në Nagorno-Karabak.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila Vuçiqin e ka quajtur “këlysh” të Rusisë.

“Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj – Stublla.

Reagimi i potë i Haradinaj-Stubllës, pa ndërhyrje:

Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!

Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat