Klinaku reagon pas kërcënimeve të Vuçiqit për luftë, kërkon unitet kombëtar dhe politik

Aktuale

Klinaku reagon pas kërcënimeve të Vuçiqit për luftë, kërkon unitet kombëtar dhe politik

Nga: A.Morina Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:15
Faton Klinaku

Ushtruesi i Detyrës së kreut të OVL-UÇK, Faton Klinaku, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar unitet kombëtar dhe politik.

Klinaku deklaroi se uniteti është përgjigja e duhur ndaj kërcënimeve për luftë.

"Kosova duhet të pres përfundimin e procesit të zgjedhjeve në ShBA, për ta vazhduar dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, por edhe duhet të ketë një platformë të qartë në bisedime”, tha Klinaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Përgjigje më e mirë ndaj çdo kërcënimi për luftë, do të ishte uniteti kombëtar dhe politik.

Kosova duhet të pres përfundimin e procesit të zgjedhjeve në ShBA, për ta vazhduar dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, por edhe duhet të ketë një platformë të qartë në bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat