Thaçi, AUV: Trajtimi i qenve endacak ka kosto të lartë, po punojmë me intensitet për zgjidhjen e këtij problemi

Aktuale

Thaçi, AUV: Trajtimi i qenve endacak ka kosto të lartë, po punojmë me intensitet për zgjidhjen e këtij problemi

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:33
Thaçi

Megjithëse nga Qeveria janë ndarë miliona euro për këtë çështje, sërish vazhdon të mbetet shqetësuese.

Miliona euro të ndara për këtë cështje, nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Vetëm në vitin 2018 janë ndarë mbi 1.3 milionë euro, për të vazhduar në vitin 2019 me rreth 900 mijë euro dhe në vitin 2020 mbi 700 mijë euro.

Adresa bazë ku kanë shkuar këto mjete financiare, është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga ky institucion, i cili ka për obligim kujdesin dhe trajtimin e kafshëve, përgjegjësin ia bartin komunave, për mos bashkëpunim dhe angazhim në trajtimin e qenve endacak.

“Problemi i qenve endacak është një problem kompleks që e ka përfshrë gjithë rajonin. Edhe vendet e Ballkanit kanë problematikën e trajtimit të qenve endacak ndoshta niveli në vende të ndryshme dallon por në përgjithësi të gjithë e kemi si problem dhe ne si shtet si autoritet jemi duke punuar cdo ditë që të ketë ulje të numrit të qenve endacak e sidmos në ulje të qenve që janë agresiv apo ata të cilët kanë shenja klinike të ndonjë sëmundje infetive”

“Paraprakisht duhet ditur si kompetenca apo mandate ligjor është e përcaktuar me ligjin e veterinarisë neni 13 që kjo problematik duhet të trajtohet nga ana e komunave apo nivelit lokal qeverisës dhe në 2017 kanë marrë letër në atë kohë që komunat duhet ta marri nseriozisht trajtimin e qenve endacak dhe duke mkos parë gatishëmrinë e tyre që të mos kryejnë detyrat atëherë ka ardh një vendim që neve na olbigojnë që si detyrë shtesë që të marrim ëprgjegjësinin për kryejnë e shërbimeve në teren dhe ne në atë kohë kemi kontraktu praktike profesionale veterinare të cilat kanë edhe qendra të trajtimit të përkohshëm për shkak se qent që zihen në rrugë duhet të trajtohen sipas ligjit për mirëqenie të kafsheve dhe duhet të trajtohen sipas praktikave.

Tutje Thaçi ka treguar se ku kanë shkuar mjetet për trajtimin e çështjes së qenve endacakë.

“Të gjitha mjetet që i janë dhënë agjencisë dhe ka kryer kontrata në terren ne gjatë gjithë kohës kemi monitoruar kemi inspektuar  se si është duke shkuar puna në terren cdo ditë kemi qenë aty. Ne fillimisht secilës praktikë që ka marrë kontratë ka pasur obligim që të investoj në strehimore të trajtimit të përkohshëm dhe aty mund të ketë qasje secili qytetat e gazetar që të shoh vet se cfarë pune është duke u kryer po ashtu përvec kësaj mjetet që i ka marrë agjencia ne i kemi shifrat dhe janë të qasshme”

“Në koston e parë janë kontraktu 14 mijë qen dhe në kontratë dihet sakt se sa ka kushtuar kosto për trajtimi ne një qeni se është kosto e lartë zënia e trye pastaj mbajta para kryerjes së shërbimeve veterinare në strehimore secili qenë ka ndodhur e njëta procedura pastaj shërbimet e kastrimti sterilizimin vakisnimit sepse secila kafshë që trajtohet i merr edhe vaksinat kundër smëundjeve infektive dhe të gjitha këto shërbime janë të përfshria në vlerën apo kontratën që ne kemi lidhur dhe ne monitorimet në terren që për secilën kafshë që janë trajtuar janë dëshmitë fotografitë në momenti që janë zënë dhe fotografitë pas kryerjes së shërbimeve dhe vendosjes së numrit identifikues ku ata mudn të shihen nga qytetarët në komunat e tyre.” deklaroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat