Zyrtari i PDK-së i kërkon përgjigje Kurtit për vizitën e Haki Abazit në arkivat e ushtrisë serbe: Pse po hesht Albin?

Aktuale

Zyrtari i PDK-së i kërkon përgjigje Kurtit për vizitën e Haki Abazit në arkivat e ushtrisë serbe: Pse po hesht Albin?

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:13
Haki Abazi gjatë vizitës në Serbi

Sekretari dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kërkuar përgjigje nga lideri i Lëvizjes Vetëvenedosje, Albin Kurti, për vizitën e Haki Abazit në arkivat e ushtrisë serbe.

Në një postim në Facebook, ai e ka pyetur Kurtin se si e ka emëruar një njeri, i cili, sipas tij, ka bërë këtë veprim në pozitën e zëvendëskryeministrit.

“Është anti-kombëtare të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë që ka vrarë dhe masakruar popullin tënd, por kjo nuk e pengon Haki Abazin e Vetëvendosjes.  Është fyerje për viktimat e popullit tënd dhe familjeve të tyre të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, por kjo nuk i bën përshtypje zëvëndësit të Albin K. Por,  Pse po hesht Albin K. dhe nuk po e thotë asnjë fjalë të vetme për Vizitorin e Arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë? Si është e mundur që Albin K. e caktoi numër 2 të Qeverisë së Kosovës një njeri që ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë?  Albin K. duhet t’i kërkojë falje qytetarëe të Republikës së Kosovës, vitkimave dhe familjeve të tyre, sepse e ka emëruar Zëvëndëskryeministër një njeri që bën vizita nderi në Arkviat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë”, ka shkruar Gjoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat