Dosja e OKB-së/ Masakrat serbe në Celinë të Rahovecit, pas ekzekutimit kufomat u dogjën

Aktuale

Dosja e OKB-së/ Masakrat serbe në Celinë të Rahovecit, pas ekzekutimit kufomat u dogjën

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 13:29
Pamje nga lufta

Celina është një nga fshatrat e Komunës së Rahovecit, ku serbët nuk ndalën dorën, duke bërë maskara të frikshme as ndaj fëmijëve e grave. Si të babëzitur grabitën shtëpi, makina e traktorë dhe më pas i vunë flakën banesave së bashku me kufomat brenda.

Në fillim të vitit 1999, fshati Celinë kishte afërsisht 250 – 253 shtëpi me rreth 2.000 – 2.5000 banorë, të gjithë shqiptarë kosovarë. Sidoqoftë, “ndeshja e parë” midis UJ-së dhe UÇK-së ishte në fshatin Celinë. Më 25 mars forcat policore “neutralizuan” UÇK-në në fshat.

Atë ditë rreth 500 forca ushtarake hynë në fshat dhe Agim Jemini dëshmoi se ushtarët u vendosën në pika të ndryshme të Celinës. Disa nga këto pika u mbajtën për rreth 12 orë deri në mesnatë; disa të tjerë qëndruan atje thuajse dy ditë. Gjatë tërë natës, ushtarët shtinin në ajër për t’i frikësuar fshatarët.

Banorët po largoheshin, familja e Agim Meminit prej 5 anëtarësh u fsheh në podrum, por që u ekzekutuan nga serbët. Pas largimit të ushtarëve pas dy ditësh, Jemini doli nga kulmi i çatisë së shtëpisë dhe iku nga oborri, e shkoi në Xërxë përmes Bellacërkës. Ai nuk mundi të kontrollonte kufomat e anëtarëve të familjes së tij sepse rreth 50 metra më tej ndodhej një grup ushtarësh.

Banorët e fshatit ishin fshehur në pyll, por u detyruan që të dilni prej andej nën urdhrin e ushtrisë. Një fshatar i quajtur Agim Ramadani (rreth 22 vjeç) u kontrollua dhe u detyrua të zhvishej deri në brez. Tre policë e larguan rreth 50 metra më tej dhe njëri nga ta i shkrepi tre plumba në kokë, duke e lënë të vdekur. Të dy grupet e fshehura në pyll u përcollën mbrapa në fshat në rresht për dy nën kërcënimin e armës dhe u nisën drejt Shqipërisë.

Kufomat në Celinë

Agim Jemini dëshmoi se dy ditë pas ikjes në Xërxë u kthye në Celinë. Gjatë ditës, ndërsa qëndronte i fshehur në ara, pa policë së bashku me “jevgj” duke i marrë kufomat. Ata mblodhën së paku 20-30 kufoma, përfshirë edhe kushërinjtë e vrarë të Jeminit.

Sabri Popaj, dëshmoi se më 29 mars 1999 shkoi me Nazim Rexhepin në Celinë për të parë nëse ishte vrarë ndonjë nga kushërinjtë e tij. Ata shkuan në shtëpinë e Naim Rexhepit, ku kanë gjetur kufomat e pesë njerëzve, të gjithë kushërinj të Nazimut Rexhepit nga Bellacërka. Shtëpia ishte djegur.

Sabri Popaj dhe Nazim Rexhepi shkuan në një shtëpi tjetër, e cila ishte rreth 100 metra më larg dhe ishte e Njazi Rexhepit, ku gjetën 13 kufoma të njerëzve të cilët ishin ekzekutuar e pastaj ishin djegur. Vetëm dy nga kufomat ishin të identifikueshme. Popaj gjithashtu dëshmoi se kishin gjetur shtatë kufoma meshkujsh në bodrumin e shtëpisë së Hamzës, mbiemrin e të cilit nuk e dinte. Gjithashtu në shtëpinë e një personi me emrin “Myftar”, ata gjetën 27 kufoma, në mesin e të cilave kishte burra, gra, vajza të reja, dhe foshnje.

Kufomat u varrosën më pas. Popaj dëshmoi se ata gjetën edhe kufomat e dy vëllezërve në kopshtin e Jahir Rexhepit; Nazim Rexhepi i identifikoi ata si Hydajeti dhe Isa. Gjatë ditëve të ardhshme, një grup prej rreth 22-23 burrash, shumica prej tyre nga Celina, hynë në fshat gjatë natës për katër deri pesë orë dhe varrosën kufomat që gjetën. Këtij grupi i printe Agim Jemini si kryeplak i Celinës në atë kohë. Popaj dëshmoi se më 30 mars 1999 grupi u kthye në Celinë dhe filloi varrimin e kufomave. Fillimisht u varrosën 13 kufoma nga garazhi në shtëpinë e Njazi Rexhepit dhe pesë kufomat nga bodrumi në oborrin e shtëpisë së Naim Rexhepit.

Popaj dëshmoi se ata gjetën dhe varrosën gjithsej 85 kufoma, duke përfshirë 13 kufomat nga garazhi dhe pesë nga bodrumi. Të gjithë ishin vrarë me armë zjarri dhe disa nga kufomat më pas ishin djegur. Edhe Popaj, dhe Jemini dëshmuan se Jemini shënoi në një copë letër emrin, mbiemrin dhe vitin e lindjes sipas radhës dhe vendit ku ishin varrosur. Ai i fuste copat përkatëse të letrës në nga një shishe 1.5-litërshe dhe i varroste me kufomën. Çdo varr u mbulua me një copë plastike. Gjithashtu, ai filmoi shumicën e varreve me video-kamer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat