Reagon Klinaku: Liria ka emër, por jo emra të përveçëm!

Aktuale

Reagon Klinaku: Liria ka emër, por jo emra të përveçëm!

Nga: A.Morina Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Faton Klinaku, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas ekranit gjigant që është vendosur në sheshin e Prishtinës, ku nën logon “Liria ka emër” janë  vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Klinaku përmes një postimi në rrjetin socail facebook u shpreh se liria ka emër, por jo emra të përveçëm.

“Kjo fushatë, do të duhej që të fillonte me të akuzuarin e parë komandantin Sali Mustafa – Cali, i cili nuk e ka votuar këtë gjykatë, por gjatë fjalimit të tij kërkoj që t’i zgjerohen kompetencat me qëllim që të ndjek krimet, masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë nga serbët dhe Serbia pushtuese”, ka thënë Klinaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Liria ka emër, por jo emra të përveçëm

Organizatorët e fushatës “Liria ka emër”, të cilët në anën ballore të hotelit Grand e kanë vendosur një ekran gjigant, por edhe të tjerët që në këtë fushatë (pavarësisht se është në mbrojtje të UÇK-së), janë duke bërë padrejtësisht diskriminim duke i ndarë të akuzuarit, të cilët janë në Gjykatën e padrejtë në Hagë.

Kjo fushatë, do të duhej që të fillonte me të akuzuarin e parë komandantin Sali Mustafa – Cali, i cili nuk e ka votuar këtë gjykatë, por gjatë fjalimit të tij kërkoj që t’i zgjerohen kompetencat me qëllim që të ndjek krimet, masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë nga serbët dhe Serbia pushtuese.

Fushata duhej të vazhdonte me kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe me nënkryetarin e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, të cilët nuk janë atje në burg për qëllime të tyre personale, por për të përgjithshmen, për shokët, për UÇK-në, për popullin dhe për Kosovën, sepse ata poashtu nuk e kanë votuar dhe nuk e kanë njohur këtë Gjykatë, por edhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta zhbëjë ose ta ndryshoj këtë Gjykatë njëetnike, e cila mund të jetë gjithçka tjetër, por veç krim nuk gjykon.

Pastaj, fushata “Liria ka emër” mund të vazhdonte me Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat