Albin Kurti kërkoi që të organizohet mbrojtja ndaj të akuzuarve në Hagë, i reagon ashpër Alma Lama: Gabim fatal…

Aktuale

Albin Kurti kërkoi që të organizohet mbrojtja ndaj të akuzuarve në Hagë, i reagon ashpër Alma Lama: Gabim fatal…

Nga: N. H Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:45
Alma Lama

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur mbi arrestimin e Hashim Thaçit, Kasri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale e Hagës.

Sipas Kurtit, arsyetimi i Speciales se kjo ndërmarrje ka ushtruar veprime nga viti 1998 është i pabesueshëm, derisa ka thënë se po të bëhej fjalë për vitet e mëvonshme edhe do të ishte e besueshme.

Ai ka kërkuar që qeveria të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja.

E, lidhur më këtë kërkesë të Kurtit, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, gazetarja dhe deputetja, Alma Lama.

Lama përmes një shkrimi në Facebook, kërkesën e Kurtit e ka quajtur si një gabim fatal.

Sipas saj, çdo ndihmë nga qeveria implikon shtetin e Kosovës në krimet e luftës.

Ja shkrimi saj:

Gabim fatal, çdo ndihmë nga qeveria implikon shtetin e Kosovës në krimet e luftës.

Ata që akuzohen duhet të mbrohen si individ, dhe nëse janë të pastër askush nuk do të mund t’i dënojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat