Ali Ahmeti shpërndan video me një tjetër ushtar të UÇK-së që rrëfen me emocione për luftën e Kosovës

Aktuale

Ali Ahmeti shpërndan video me një tjetër ushtar të UÇK-së që rrëfen me emocione për luftën e Kosovës

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:51
Ilir Morina

Mes lotëve, ai tregon se si në vijat e frontit ishte plagosur rëndë një nga ushtarët dhe u kishte kërkuar të tjerëve që të mos merren me të, por ta vazhdonin luftën dhe ta shpëtonin popullatën civile.

Teksa kujton masakrat që forcat serbe kishin kryer nëpër Kosovë, e që Morina i kishte parë me sytë e tij, habitet me drejtësinë ndërkombëtare për proceset që ka nisur ndaj UÇK-së.

“Fëmijën e shihshe 8 vjeç – 9 vjeç të premë në fyt. Të kallën gratë, burrat, pleqtë. I kish kallë me shpi. U dukhe me një plaf ose me diçka se u bojke troshë prej të kallnës për me i shti në dhe e me i varrosë. E ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime. Çfarë krime bamë na? Na shkumë në Serbi me i vra atje gra e fëmijë? Jo. Na shkumë i varrosëm ata që na i vranë ata. Që na i prenë, që na i djegën. E sot kur i shoh ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e UÇK-së, ma të mirët, që ata na mësun qysh duhet vendi, sot ballafaqohen me gjykata. Po s’është naj problem, prapë kthehen faqebardhë”, thotë ai.

Videon e parë të kësaj natyre, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka shpërndarë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën ish ushtari i UÇK-së, Kjani Guri nga Kaçaniku, ngjalli emocione të mëdha me rrëfimin e tij për luftën.

Më poshtë, mund ta shikoni videon me rrëfimin e Ilir Morinës. VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat