Qytetari nga Fushë Kosova thotë se policia ia rrahën djalin për mosvendosje të maskës

Aktuale

Qytetari nga Fushë Kosova thotë se policia ia rrahën djalin për mosvendosje të maskës

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 16:20
Asdren Hyseni

Një qytetar nga komuna e Fushë-Kosovës ka pretenduar se djali i tij 14 vjeçar përfundoi në spital si pasojë e rrahjes nga zyrtarët policorë.

Në publikimin e tij të bërë në Facebook, Refik Hyseni tha se djali i tij, Asdren Hyseni u rrah për shkak të mos-vendosjes së maskës.

“Kjo si pasojë e një polici të Kosovës. Arsyeja se nuk e ka vendos maskën, e shoqëron në stacion të policisë në Fushë-Kosovë dhe ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj Asdren Hysenit 14 vjeçar, tani i shtrirë në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë”, tha ndër të tjerash ai.

Lajmi.net është në pritje të përgjigjes edhe nga ana e Policisë së Kosovës, lidhur me këtë rast.

Ndryshe duhet përkujtuar që Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKSHPK e patën bërë obligative vendosjen e maskës për qytetarët, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

Bartja e maskës, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metrave dhe higjiena personale janë tri nga mënyrat më efikase për mbrojtje nga COVID-19, për të cilat edhe kërkohet përgjegjësi nga qytetarët.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat