Nexhmedin Spahiu reagon ashpër pas skandalit të Meliza Haradinajt: “Bre haram ju koftë”

Aktuale

Nexhmedin Spahiu reagon ashpër pas skandalit të Meliza Haradinajt: “Bre haram ju koftë”

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Meliza Haradinaj

Publicisti i mirënjohur kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka sulmuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinajn. 

Haradinaj edhe pse merr pagë nga Republika e Kosovës dhe përfaqëson këtë vend, në një komunikim në Twitter kishte vendosur flamurin e vendit tonë fqinj, atë të Shqipërisë.

Kjo e ka nxitur një reagim të shfrenuar të Nexhmedin Spahiut, i cili njihet për avokimin e shtetësisë dhe kombësisë së Kosovës.

“Kot e rrezikon karrierën politike e jetën tënde o Shaip Kamberi, kur ata që e hanë bukën e Kosovës, bre haram ju koftë, nuk e respektojnë shtetin e Kosovës.” – ka shkruar Spahiu.

Spahiu ka përmendur edhe fjalimin mjaft frymëzues të z.Kamberi në Parlamentin e Serbisë para disa javësh.

Statusi i plotë

Derisa Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, komunikon me publikun duke vënë në pah flamurin e Kosovës, Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla komunikon në Twiter me kryetarin e Preshevës duke vendosur flamurin e Shqipërisë. Kot e rrezikon karierën politike e jetën tënde o Shaip Kamberi, kur ata që e hanë bukën e Kosovës, bre haram ju koftë, nuk e respektojnë shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat