Zyrtari i VV-së: Punëtorët e Telekomit po e ndalin privatizimin e kësaj ndërmarrje

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Punëtorët e Telekomit po e ndalin privatizimin e kësaj ndërmarrje

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Protesta e puntorëve të Telekomit

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, e ka komentuar përplasjen mes zv.kryeministrit të parë, Besnik Tahiri dhe punëtorëve të Telekomit.

Ahmeti thotë se nuk është për t’u befasuar kjo qasje e Tahirit, për shkak që siç thotë ai: këta punëtorë po ia pamundësojnë projektin kësaj elite të vjetër.

Sipas Ahmetit, punëtorët e Telekomit, janë duke e pamundësuar privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Shkrimi i plotë nga Kreshnik Ahmeti:

Zv. Kryeministri Besnik Tahiri, i paska quajtur punëtorët e Telekomit “hajna.” Pra, është fjala për punëtorët të cilët arrijnë ta mbajnë në këmbë Telekomin e Kosovës, megjithë hajnitë që i realizon pushteti aty, nëpërmjet kontratave të dëmshme e punësimeve të panevojshme. Sipas Tahirit, hajna janë punëtorët të cilëve po u rrezikohen pagat për shkak se Qeveria e tij nuk ka interesim dhe nuk angazhohet për ta shpëtuar këtë ndërmarrje.
Por, nuk është për t’u befasuar. Atij punëtorët që po rezistojnë mund t’i duken hajna, sepse me rezistencën e tyre ata po ia pamundësojnë projektin kësaj elite të vjetër. Rezistenca dhe puna e punëtorëve po e pamundëson shkatërrimin përfundimtar dhe privatizimin e Telekomit të Kosovës.
Thirrja e grevës së përgjithshme nga sindikalistët është hapi i duhur. Solidarizimi dhe mbështetja jonë për ta është e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat