Ushtaraku i Batalionit “Atlantiku”: Beteja me Serbinë nuk ka përfunduar, na lejoni ta fitojmë luftën

Aktuale

Ushtaraku i Batalionit “Atlantiku”: Beteja me Serbinë nuk ka përfunduar, na lejoni ta fitojmë luftën

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:55
Uk Lushi

Publicisti dhe ish ushtari i batalionit "Atlantiku", Uk Lushi, thotë se lufta me Serbinë nuk ka përfunduar.

Shqiptaro – amerikani Lushi, përmes një postimi në Facebook, thotë se beteja finale me Serbinë ka dy vjet që ka filluar.

Ai kërkohen të bëhen bashkë politikanët shqiptarë në Kosovë, që të fitojnë betejën e fundit kundër Serbisë.

Postimi i Lushit:

Politikanë shqiptarë në Kosovë, por edhe kudo në shtetet tona tjera në Ballkan,

ju lutem kuptojeni që ju duhet dhe ba duhet ngjeshje e radhêve dhe unitet. Kjo na duhet si me si pa zgjedhje të reja. Lufta (politike) me Serbinë nuk ka përfunduar. Në fakt beteja finale me Serbinë ka dy vjet që ka filluar.

Bëhuni bashkë dhe na lejoni ta mundim Serbinë në këtë betejë të fundit që ta fitojmë luftën. Një nga një e të ndarë Serbia u mund secilin. Të bashkuar e mundim Serbinë.

Unë i kuptoj ambiciet tuaja individuale dhe personale për poste dhe pushtet, mirëpo pa u mundur Serbia nuk do ta gëzoni pushtetin e as kolltuqet. Na u bashkoni edhe ju si jemi të bashkuar shqiptarët e thjeshtë dhe kur ta kemi hequr qafe Serbinë edhe pushteti do të jetë tamam pushtet. Na ndihmoni t’ju ndihmojmë! K’to janë çastet vendimtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat