Tasholli: Kryetarit të Graçanicës po i pengon mesazhi i sloganit “Liria ka emër”, jo gjuha

Aktuale

Tasholli: Kryetarit të Graçanicës po i pengon mesazhi i sloganit “Liria ka emër”, jo gjuha

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 18:17
Ismajl Tasholli

Ismajl Tasholli tha se disa personave në Graçanicë i ka penguar mesazhi i sloganit e jo gjuha.

“Ideja e lirisë dhje e përpjekjes kanë qenë ideale për liri dhe besoj që askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar nga logoja për UCK-në dhe atë duhet ta pranojë edhe Graçanica dhe cilido qytet”, ka thënë Tasholli.

“Nëse i marrim cilësimet që i janë bërë UCK-së si nga akterët vendor ashtu edhe ndërkombëtarë e shohim se si UÇK-ja nuk është përjashtuese por integruese e të gjitha proceseve.  Ideja e nënshtrimit nuk duhet që të ndikojë tek të tjerët”, ka thënë tutje ai, në Frontal.

Ideatori i këtij slogani theksoi se në këtë projekt do të përfshihen të gjithë ata që kanë qenë në luftë pa dallime të kontekstit kohor e as të atij politik.

“Unë kam thënë në një mënyrë figurative që kushdo do të përfshihet dhe edhe dikush që e ka thyer këmbën duke ikur nga Serbia do të përfshihet. Nëse e rikthejmë filmin e memories qysh nga `47 e kemi përpjekjen e mosnënshtrimit. Do të jenë edhe të gjithë të burgosurit pa dallime në orientimet politike në konteste të ndryshme historike”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat