Arrihet marrëveshja për zhbllokim të llogarive të Telekomit, punëtorët marrin një vendim të rëndësishëm

Aktuale

Arrihet marrëveshja për zhbllokim të llogarive të Telekomit, punëtorët marrin një vendim të rëndësishëm

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 18:25
Pamje nga protesta

(E plotësuar 19:01) - Pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e llogarive, Sindikata e PTK-së ka marrë vendim për suspendimin e grevës dhe protestave të përgjithshme.

Telekomi dhe kompania Dardafon, me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës, kanë arritur sot marrëveshje për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit.

Marrëveshja për shlyerjen e borxheve të Telekomit ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të korporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.

Sipas marrëveshjes, Telekomi obligohet brenda 24 muajve, duke filluar nga 15 janari i vitit 2021, të shlyejë komplet borxhin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore.

Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, i ishin bllokuar llogaritë më 15 korrik nga përmbaruesi privat si pasojë e borxhit prej rreth 25 milionë eurosh nga kompania Dardafone (Z Mobile) që kishte fituar gjykimin në Arbitrazh, për rastin me Z-Mobile.

Vendimi për bllokim kishte ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia njohu të drejtën kompanisë “Dardafone” për përmbarimin e borxhit milionësh duke ia refuzuar kundërshtimin e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Pas bllokimit të llogarive, më 31 korrik kishte ndodhur një takim ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti, kryetarit të bordit të Drejtoreve të Telekomit, Mehmet Berisha, ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuqi ishte arritur marrëveshje që të zhbllokohen të gjitha llogarite bankare të Telekomit.

Në atë takim palët ishin dakorduar që të bëhet pagesa e borxhit ndaj Dardafon, më së largu deri me 30.10.2020.

Arrihet marrëveshja për zhbllokim të llogarive të Telekomit

Telekomi njofton se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit, të cilat ishin bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompansië së Blerim Devollit.

Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë Blerim Kuçi, përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik “Dardafone.net”.

Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit.

Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat