Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri i cili i quajti punëtorët e Telekomit hajna.
Zaimi tha se Besnik Tahiri është politikani i partive që e kanë falimentuar Telekomin e Kosovës.
"Dmth. punëtorët na e paskan fajin për keqqeverisjen, edhe pse paratë dhe përfitimin prej keqqeverisjes i shijojnë politikanët si puna e këtij dhe te miqtë e tyre, oligarkët. Kostoja e përbashkët e të gjithëve, a fitimi e meritat, te “elita”", ka shkruar Tahiri në facebook përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Politikani i partive që e kanë falimentuar telekomin e Kosovës, një farë Besnik Tahiri, del në shesh ku protestojnë punëtorët e mbetur pa paga, dhe kur protestuesit e quajnë politikanin hajdut, ai ua kthen dhe i akuzon në shesh punëtorët se ata janë hajdutë.
Dmth. punëtorët na e paskan fajin për keqqeverisjen, edhe pse paratë dhe përfitimin prej keqqeverisjes i shijojnë politikanët si puna e këtij dhe te miqtë e tyre, oligarkët. Kostoja e përbashkët e të gjithëve, a fitimi e meritat, te “elita”.