E përplasi treni dhe humbi tragjikisht jetën në Zvicër, flasin familjarët e 15-vjeçarit nga Malisheva

Aktuale

E përplasi treni dhe humbi tragjikisht jetën në Zvicër, flasin familjarët e 15-vjeçarit nga Malisheva

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 19:58
Ardian Ramadani

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Zvicër, ku një 15-vjeçar nga Malisheva humbi jetën pasi u përplas nga treni. Ai u transportua menjëherë në spital, por humbi jetë gjatë rrugës nga plagët e rënda.

Pritet që ditën e nesërme të mbërrijë në Kosovë trupi i pajetë i të riut. Një nga të afërmit e të ndjerit, Hafir Rexha, ka rrëfyer për mediat kosovare ngjarjen dhe momentet e fundit të Ardianit.

"Është djali i vetëm, është djalë i Hasretit, i ka dy motra, motrat janë më të mëdha, por të dyja janë nën moshën 18-vjeçare. Më datën 3 dhjetor Ardiani do mbushte 16 vjeç.

Rasti është aksidental, treni e ka goditur dhe nuk ka mundur të mbijetojë, deri në Bern ka jetuar dhe në bazë të plagëve të marra mjekët e kanë konstatuar edhe vdekjen e tij.

Ka qenë me një grup shokësh në bazë të informacioneve që kemi nga familjarët, kanë dalë me shokë e më gjatë sesi ka rrjedhë ngjarja  nuk kemi informacione," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat