Molliqaj thotë se Kurti reagoi për UÇK’në pasi kishte pakënaqësi brenda VV’së

Aktuale

Molliqaj thotë se Kurti reagoi për UÇK’në pasi kishte pakënaqësi brenda VV’së

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 21:18
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryetari i VV’së, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK’së pasi kishte pakënaqësi brenda VV’së.

“Kurti po thotë se duhet të shpëtohet UÇK’ja, por nuk po jep zgjidhje”, thotë ai.

“Ai e ka mvesh vetën me petkun e shpëtimtarit.. Kurti e pa se ka një tension të brendshëm elektoral në VV, sepse nuk ndërroi asgjë brenda VV’së. Ka elementë brenda VV’së që nuk janë pajtuar me qëndrimin që e ka pasur VV për arrestimin e krerëve të UCK’së. Kjo për shkak se ekziston një krah brenda VV’së që Kurti po mundohet ta shukatë. Por ai do t’i rehatojë me pozita”, shtoi Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat